Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar me familjen në nevojë prej 10 anëtarësh të Agimit dhe Fitores. Agimi ka treguar se vetë është invalid për shkak të problemeve me zemrën, ndërsa kushtet ku ata jetojnë janë të mjerueshme.
Basha ka pyetur fëmijët për arsyet pse nuk e frekuentojnë shkollën dhe përgjigja ishte “nga hallet”.
Kryedemokrati premtoi se PD e ka gati planin për familjet në nevojë dhe që asnjë bir apo bijë shqiptari të mos mbetet pa shkolluar.
Reagimi i Bashës:
Çdo ditë kalon mes një kalvari të gjatë vuajtjesh dhe sakrificash për familjen e madhe prej 10 anëtarësh të Agimit dhe Fitores.
Dhe kjo është vetëm një prej familjeve shqiptare që përballet me skamjen!
Mjafton një qeverisje e përgjegjshme për t’i ofruar jetë dinjitoze dhe ndihmë të posaçme të kujdesit social.
Hapi i parë: drita dhe ujë të paguara nga shteti për familjet me ndihmë ekonomike, rritje e pagesës dhe garanci për arsimimin e fëmijëve.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post