Kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha vijon takimet me ambasadorër e vendeve të Bashkimit Evropian.
Ai është takuar në një prej lokaleve të kryeqytetit me ambasadorët e 7 vendeve anëtare.
Të pranishëm në tryezë edhe krerët e partive aleate të PD. Mësohet se në fokus të takimit është situata e krijuar pas protestës së pandalshme të opozitës dhe bojkotit të Kuvendit.
Kjo është dreka e tretë brenda javës që Lulzim Basha ha me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian.
Diskutime rreth kësaj post