Kryetari i PD-së, Lulzim Basha në një bashkëbisedim me gazetarët është shprehur sot se partia e tij ka vendim të qartë në lidhje me mosshembjen e Teatrit Kombëtar.
Në lidhje me disa foto që qarkulluan dje, të cilat u postuan dhe nga kryeministri Rama në Instagram ku dukeshin vrima në muret e Teatrit Kombëtar, Basha u shpreh:
“Ato janë fotografitë që bëhen pasi dërgohen në darkë horrat e Policisë Bashkiake për të hapur vrima në muret e teatrit. Duhet të keni parasysh se gjatë Luftës së II Botërore u rrafshuan shumë ndërtesa historikë në kryeqytetet e botës dhe u rindërtuan ekzaktësisht siç ishin në bazë të fotografimeve të tyre”.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/
Diskutime rreth kësaj post