Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi se nuk ka asnjë pengesë që të ulet në një tryezë me Sali Berishën, në rast se ai vendos interesat e PD-së mbi interesat personale.
PJESË NGA INTERVISTA:
Pyetje: Do të uleshe me Berishën për ta zgjidhur këtë situatë?
Basha: Edhe një herë po ta them, unë personalisht nuk kam pasur dhe nuk kam asgjë me Berishën.
Pyetje: A do kërkonit një tryezë?
Basha: Nuk është se ka kërkuar…
Pyetje: A do ta kërkonit ju?
Basha: Për çfarë….PD nuk shpëtohet nga përçarja duke vendosur interesat personale mbi ato demokratëve. Në momentin që ai e ndal këtë nuk ka asnjë pengesë, sepse falë investimit tim është akoma në PD dhe në Parlament.
Diskutime rreth kësaj post