Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, pas një takimi me me përfaqësues të Partisë Konservatore britanike, deklaroi se PD ka miratuar procesin për përzgjedhjen e kandidatëve deputetë.
“I uroj mirëseardhjen dy zotërinjve. PD prej prillit ka miratuar në statutin e saj një proces të përzgjedhjes së kandidatëve për deputet që e kalon vendimmarrjen tek anëtarësia e PD. Po ashtu ka vendosur po në këtë statut garancitë që kandidatët të jenë njerëz me integritet dhe vlera të larta morale dhe përkushtim ndaj vlerave për të cilat qëndron PD, demokracisë e lirisë. Sot demokracia shqiptare ndodhet në një krizë të thellë.” ka thënë fillimisht kreu i Opozitës.
“Qytetarët shqiptarë shohin se përfaqësohen nga njerëz në Kuvend që s’kanë lidhje me partitë politike, siç është organizuat e Rilindjes, ku në mesin e saj gjendjen biznesmen me kredencialë të dyshimta. Kjo duhet të marrë fund. Që të marrë fund PD po kontribuon në dy drejtime. Në procesin e dekriminalizmit, dhe përmes propozimit tonë për vettingun e politikanëve, përmes vet reformës së politikës, reformës zgjedhore dhe të partive politike. Kemi hedhur hapin konkret të ndryshimit statutor dhe po marrim përvojën më të mirë në botë, për seleksionim të kandidaturave” ka përfunduar Lulzim Basha. /albeu.
Diskutime rreth kësaj post