Prej dy orësh opozita e bashkuar është duke protestuar tek Parlamenti i Shqipërisë, ndërsa brenda sallës mbahet seancë plenare. Forca të shumta policie, rreth 1600 efektivë janë rreth e qart Parlamentit për të garantuar mbarëvajtjen e protestës.
Kryetari i PD-së Lulzim Basha mori fjalën nga protesta para Kuvendit duke deklaruar se koha e Ramës ka mbaruar dhe duhet të largohet.
“Tik tak, tik tak, tik tak. Kjo është ora e bekuar e shpresës dhe besimit te vetja jonë që shqiptarët kanë ëndërruar.
Për vite me radhë thundra e krimit, korrupsionit, perversitetit dhe mashtrimit me fytyrën dhe gojën e Ramës shkeli mbi dinjitetin e cdo shqiptari. Ora kur një njeri i vetëm me ndihmën e krimit po shtronte një popull të tërë, kjo orë ka mbaruar këtu ku buçet verdikti i popullit sovran ‘Rama ik’.” tha ai.
Diskutime rreth kësaj post