Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar gjatë ditës së sotme homazhe tek memoriali i Azem Hajdarit, Liderit të Dhjetorit që u ekze.kutua në oborrin e selisë së PD, 23 vjet më parë.
Kreu demokrat ka postuar në faqen e tij në Facebook edhe foto nga ky aktivitet, por edhe një mesazh të shkurtër për Hajdarin. Ndërkohë që bien në sy komentet e shumta që ai ka marrë në këtë postim. Qytetarët e kanë masa.kruar për vendimin e marrë ndaj liderit historik të PD, Sali Berisha.
“Mos ma njollos Azemin, i shitur”, shkruan një komentues.
“Ik ore tradhtar, se po çohet Azemi e të pshtyn, o njeri vasal i Ramës dhe Sorosit, Turpp”, shkruan një tjetër.
“Qoftë i paharruar kujtimi i Azem Hajdarit, ty nuk të takon të bësh homazhe se je një tradhtar i pabesë, i pashpresë. Dorëhiqu se nuk fiton kurrë me gjestin që ke bo”, shkruan një qytetar tjetër
Kanë qenë me dhjetra komente që nuk kanë kursyer akuzat për Bashën.
Diskutime rreth kësaj post