Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka bërë thirrje qeverisë të heqë dorë nga paketa ligjore “anti-shpifje”. Nëpërmjet një video-mesazhi, Basha i ka konsideruar do projekt-ligjet për ndryshime në ligjin e mediave si “despotike” dhe i ka krahasuar me nenin 55 për Agjitacion dhe Propagandë të kohës së diktaturës.
Kreu i opozitës i drejtohet qytetarëve duke theksuar në këtë kohë fatkeqësie, qeveria “po përpiqet që prapa krahëve të na kontrabandojë një paketë ligjore e cila synon të kthejë censurën në Shqipëri.”
“I bëj thirrje qeverisë që të heqë dorë nga paketa ligjore despotike që ka përgatitur.
I bëj thirrje përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të gjitha shteteve të tjera mike demokratike, që të bëjnë presion ndaj qeverisë së Edi Ramës për të mos ndërmarrë këtë veprim të rëndë kundër lirisë së shprehjes.
Po ashtu kërkoj ndihmën e Bashkimit Europian, Këshillit të Europës dhe të gjitha organizatave ndërkombëtare që të kërkojnë prej qeverisë shqiptare t’ju përmbahet angazhimeve të ndërmarra për lirinë e shprehjes në kuadër të konventave dhe organizatave të ndryshme ndërkombëtare ku Shqipëria bën pjesë.
Por ajo që është më e rëndësishmja, ju ftoj ju të dashur bashkëqytetarë pa dallim, që pa lënë anash solidaritetin tonë ndaj viktimave të fatkeqësisë natyrore dhe njerëzore të tërmeteve, të mobilizohemi për të penguar me të gjitha forcat këtë atentat kundër lirisë së fjalës në vendin tonë. Kjo qeveri nuk do mund të na e mbyllë gojën!”, thotë Basha në fjalën e tij. /Opinion
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post