Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Roland Bejko u shprehet i bindur se Berisha e ka mbyllur ciklin e tij në krye të PD-së dhe nuk do të ketë një rikthim të tij.
Për Bejkon, në kushtet në të cilat është ish-kryeministri duke iu referuar këtu vendimit Non-grata nga SHBA, as nuk mund të supozohet diçka e tillë.
Deklarata e Bejkos:
“Në kushtet në të cilat është aktualisht doktori nuk mund të supozohet fare një rikthim në krye të PD-së. Kur ka një shpallje Non-grata nga SHBA-të. Kthimet në historinë politike nuk është se kanë rezultuar shumë të suksesshme. Unë jam i parimit, që secili duhet të njohë që ka një cikël politik. Unë mendoj që për të qenë kryetar i Partisë Demokratike, Berisha e ka mbyllur ciklin ”, tha Bejko.
Diskutime rreth kësaj post