Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha doli pasditen e kësaj të hëne në një konferencë për shtyp ku foli për reformën në drejtësi, duke u shprehur se për Ramën reforma është një lojë politike.
Asnjëherë opozita nuk ka kërkuar votim me 2/3 u shpreh Basha, i cili shtoi se Venecia e ka rrëzuar 38 herë mozhorancën dhe i ka dhënë të drejtë opozitës.
“Parimi është ai i vendeve të rezervuar, Venecia ka folur qartë. Rama e pranon parimin sot për dy organe, por nuk e pranon për dy të tjerat. Do të përjashtojë nga sistemi prokurorë. Ai dëshiron ta kapë sistemin, ai e ka jetike ta kapë sistemin. Unë jam këtu për t’i garantuar shqiptarëve një sistem të pa kapur drejtësie. Moskapja politike e sistemit është vetë reforma në drejtësi” u shpreh Basha.
Shpresojmë në konsensus mbarëkombëtar në reformën në drejtësi tha kreu i Partisë Demokratike.
Diskutime rreth kësaj post