Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është bërë pjesë e një skandali diplomatik në pritjen e Ambasadës gjermane për ditën kombëtare.
Ai është larguar nga takimi, pa pritur të mbahej fjala e ambasadores gjermane.
Autoritetet më të larta të vendit, deputetë, ministra, sipërmarrës etj, ishin sot në pritjen zyrtare të Amabasadës së Gjermanisë me rastin e 3 tetorit, 27 vjetorit të bashkimit gjerman.
Por, Lulzim Basha, i ftuar në këtë pritje, i ka habitur të gjithë.
Burime të gazetës TemA bëjnë me dije se ai u largua pa filluar përshendetja e ambasadores Susanne Schutz, për t’u takuar në një kafene me një biznesmen.
Me sa duket, për Bashën çështjet e biznesit janë më të rëndësishme se marrëdhëniet diplomatike me vendin më të rëndësishëm në Europë.
Diskutime rreth kësaj post