Rifillon seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, e ndërprerë në mesditë pas refuzimit të Bashës për t’u larguar nga salla pas përjashtimit.
Ruçi u shpreh se “Duke qenë se deputeti i ndëshkuar është për herë të parë, njoftoj se nuk po ushtroj kompetencën që me jep rregullorja për të thirrur Byronë për të marrë masa akoma më të rëndë. Seancën deklaroj të mbyllur”.
Basha flet jashtë Kuvendit
Pas mbi 5 orë ngujim, Lulzim Basha ka dalë nga Kuvendi duke deklaruar se “Rregullorja e parlamentit shkelet se Rama dhe Ruci kanë frikë të përballen me të vërtetën e Shqipërisë atëherë ora e këtij parlamenti merr fund shumë shpejt. Në parlament debati zhvillohet në respekt të fjalës së lirë dhe bindjeve edhe kur mendimet janë të papajtueshme.
Ndërkohë, kreu i PD tha se tani opozitës i lind e drejta që t’u bëjë thirrje qytetarëve për të marrë në dorë fatin e Parlamentit.
Me fjalë të tjera, nëse në këtë parlament vendoset regjimi diktatorial, atëherë ka ardhur koha të themi se paqja sociale është e rrezikuar dhe opozitës i lind e drejta të bëjë thirrje të marrin parlamentin në duart e tyre. Pas këtij atentati PD do të shqyrtojë këtë gjendje dhe do të rekomandojë që PD dhe aleatët e qytetarët, nuk do të lejojmë kurrë që ta kthejnë 30 vite pas orën e Shqipërisë”. /
Diskutime rreth kësaj post