Kreu i PD Lulzim Basha vijon replikat me kryeministrin Edi Rama. Në postimin e tij të fundit i thotë Ramës se ai ska lidhje me të vërtetën, pasi ka gënjyer. Këtu rendit papunësinë, shëndetësinë e një sërë çështjesh të tjera.
“Çfarë lidhje ke ti me të vërtetën, Edi Rama? Premtove shëndetësi falas- gënjeve. Premtove 300 mijë vende pune-gënjeve. Papunësia në Shqipëri arriti majat. Premtove se do ulësh çmimet e ushqimeve dhe ilaçeve-gënjeve. Çmimet vetëm janë rritur. Premtove se do ulësh taksat – gënjeve.
Premtove se do ulësh çmimin e energjisë – gënjeve. Po vjen dita të largohesh gënjeshtar. Është koha për një të ardhme të re për Shqipërinë”, – shkruan Basha.
Diskutime rreth kësaj post