Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka komentuar vendimin e kreut të PD, Lulzim Basha, për largimin e Flamur Nokës si nënkryetar të Komisionit të Sigurisë dhe paralajmërimin për ta përjashtuar nga Grupi Parlamentar.
Bylykbashi tha se i takon Kuvendit të shprehet lidhur me këtë vendim të Bashës për Komisionin parlamentar të Sigurisë.
“Nëse Basha do e përjashtojë nga Grupi, atëherë vendimi është nul, njëlloj si në rastin e z. Berisha. Nëse e mbledh dhe merr një vendim, atëherë do të duhet të sqarojë pse nuk e mblodhi kur përjashtoi z.Berisha. Mendoj se është një vendim i nxituar, i kequdhëzuar ose i keqkëshilluar. Mendoj se vendime të tilla i shërbejnë përçarjes së PD”, tha Bylykbashi.
Diskutime rreth kësaj post