Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha për mediat se ‘pakica në pushtet’ po përpiqet që të sabotojë ngritjen e tre komisioneve hetimore të kërkuara nga Partia Demokratike, që në nisje të aksionit të saj politik.
Basha tha se ato kanë kërkuar ngritjen e tre komisioneve hetimore atë për ‘masakrën e zgjedhjeve të 25 prillit’, ‘Bechetin’ dhe për ‘Inceneratorët’, ndërkohë që nënvizoi se sado që Rama të përpiqet që t’i pengojë apo vonojë, ato janë të vendosur që t’i shkojnë deri në fund për ngritjen e tyre.
Për Lulzim Bashën nuk ka asnjë sekret në çështjen “Becchetti” dhe Rama gënjen kur thotë që nuk mund të publikohet dokumentacioni.
“Rama e dinte fare mirë që vendimi është përfundimtar dhe ka mashtruar qytetarët shqiptarë. Pse gënjen kur i ka të gjitha faktet? Dhe faktet i ka të gjitha në internet. Pse në kundërshtim me Kushtetutën kërkon të pengojë ‘Becchettin’? Pse vazhdon të gënjejë me gjoja sekretin e nëj dokumenti që është publik? Janë 120 milionë euro të vendit më të varfër në Evropë”, tha Basha.
Diskutime rreth kësaj post