Pas vendimit të KQZ që u hoqi mandatin kryetarit të bashkisë Kavajë, Elvis Roshi dhe dy deputetëve, Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami, ka reaguar edhe kryetari i PD, Lulzim Basha:
“Ndarja e politikës me krimin sapo ka filluar.
Për të gjithë shqiptarët e ndershëm kjo është një fitore e shumëpritur.
Beteja është e gjatë dhe e vështirë sepse krimi ka mbrojtje dhe mbështetje qeveritare.
Por asgjë nuk do të na ndalë nga kjo rrugë që na ndan me të keqen dhe që do të ndryshojë Shqipërinë duke ndryshuar nga rrënjët politikën”, deklaroi Basha.
Diskutime rreth kësaj post