Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të mërkurën, akuzoi kryeministrin Edi Rama si “e vetmja pengesë për realizimin e reformës në drejtësi’”.
“Pengesa për reformën në drejtësi e ka emrin Edi Rama dhe alibitë nuk vlejnë më. Venecia solli opinionin e saj, raporterët erdhën e shkuan, dhe presim opinionin final.
Tani është momenti që të dalë dhe të flasë qartë dhe pa u fshehur pas ekspertëve, nëse e do reformën në drejtësi, apo i leverdis drejtësia e kapur dhe e shantazhuar. Nëse po, e përsëris ftesën: të ulemi dhe të bisedojmë me konsensus, t’u ofrojmë shqiptarëve një drejtësi të pavarur, të pastruar nga korrupsioni dhe të pakapur politikisht”, u shpreh Basha.
Kreu i opozitës tha se PD ka rënë dakord edhe me draftin e propozuar nga ekspertët amerikanë për Byronë e Hetimit, e cila sipas tij, gjithashtu po zvarritet nga kryeministri Rama.
Diskutime rreth kësaj post