Kreu i Partisë Demokratike akuzon kryeministrin Rama se po mbron shkaktarët për vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj. Ai është takuar me strukturat e PD-së dega 6.
“Kjo qeveri prej ditës së parë i ka shërbyer vetëm interesave të veta. Ky kryeministër nuk e ka pas mendjen dhe nuk e ka mendjen tek interesi qytetar por vetëm tek xhepi i vet. Këtu shembujt i keni të shumtë. Ju keni shembull dramën e familjes Gjoklaj. Pasi ndodhi vdekja tragjike e Arditit ka vetëm heshtje, ka vetëm heshtje dhe fshehje të fajtorëve. Po si ka mundësi që një njeri që i thotë vetes që po bëj shtet, shkaktarin e vdekjes së një 17-vjeçari në rrethana makabre, të shpallur në kërkim pas presioni të opozitës e nxjerr në krah me deputetët e vet në inaugurim. Çfarë do të thotë kjo?! Do të thotë fshehje të krimit, që është krim më vete. Kjo do të thotë heshtje për krimin, që është krim më vete. Pse e bën këtë?! Sepse për të Ardit Gjoklaj ka zero vlerë. Sepse për Edi Ramën qytetarët shqiptarë kanë zero vlerë. Ndërsa krimineli, i akuzuari për krimin ka vlerë të madhe sepse është ai që çon zhagën me lekë, lekë të cilët ai i merr, dorë më dorë shkojnë tek Kryeministri. Dhe përdoren një pjesë për të blerë vota, për të blerë pushtet”, është shprehur Basha.
Lideri i opozitës theksoi se në qeverisjen e Edi Ramës jo vetëm që nuk u mbajt asnjë premtim por ka një përkeqësim kudo, në ekonomi, në shëndetësi, në arsim, në rend dhe siguri.
Diskutime rreth kësaj post