Kreu i PD-së Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha në vijim të publikimit të programit për ofertën para zgjedhjeve të përgjithshme 2025, u ndal dje te premtimi për luftimin e korrupsionit. Basha dhe grupimi i tij ka parashikuar të krijoi një njësi e cila do merret me gjurmimin e pasurive të vjedhura me qëllim t’i kthehen sërish publikes. Ai gjithashtu rinovoi mbështetjen për SPAK-un dhe GJKKO si dhe premton ndryshime në ligjin antimafia për luftën ndaj korrupsionit dhe abuzimeve të zyrtarëve të lartë. “Çdo kontratë abuzive do të jetë subjekt i ligjit antimafia. “Të gjithë të barabartë para ligjit” do të jetë fakt dhe jo slogan në qeverisjen tonë. Me parimin “Ndiq paranë” dhe me vetting-un e politikanëve ne do të spastrojmë Parlamentin, qeverisjen qendrore dhe lokale nga politikanët e korruptuar, të pasuruar në kurriz të shqiptarëve. Shqiptarët duhet të dinë kush janë politikanët e korruptuar dhe kush jo”, theksoi Basha.
Gjithashtu një pikë tjetër e tij është edhe konfiskimi i pasurive të zyrtarëve publikë të përfshirë në akte dhe PPP-të abuzive. “Korrupsioni mbetet gangrena më e madhe për shoqërinë dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Shqiptarët kanë humbur mbi 10 miliardë euro për shkak të korrupsionit masiv, të shpërndarë në çdo hallkë të qeverisjes. Në programin tonë ne parashikojmë ndërhyrje të shpejta dhe konkrete për të luftuar korrupsionin. Ne do të themelojmë, sipas praktikave më të mira, Njësinë e Zbulimit dhe Rikuperimit të Pasurive të Vjedhura, për të gjurmuar kudo pasuritë e vjedhura të shqiptarëve dhe për t’ia kthyer ato arkës publike. Mbështetje e plotë dhe e gjithanshme si dhe bashkëpunim me SPAK dhe GJKKO. Ndryshime ligjore në Ligjin “Anti-Mafia” për të luftuar korrupsionin dhe abuzimet e zyrtarëve të lartë. Konfiskimi i pasurive të zyrtarëve publik të përfshirë në këto akte dhe PPP abusive. Heqje e imunitetit të deputetëve duke i hapur rrugë hetimit të plotë nga ana e SPAK të çdo zyrtari të dyshuar për korrupsion”, deklaroi Basha.
Kreu i PD-së Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha në vijim të publikimit të programit për ofertën para zgjedhjeve të përgjithshme 2025, u ndal dje te premtimi për luftimin e korrupsionit. Basha dhe grupimi i tij ka parashikuar të krijoi një njësi e cila do merret me gjurmimin e pasurive të vjedhura me qëllim t’i kthehen sërish publikes. Ai gjithashtu rinovoi mbështetjen për SPAK-un dhe GJKKO si dhe premton ndryshime në ligjin antimafia për luftën ndaj korrupsionit dhe abuzimeve të zyrtarëve të lartë. “Çdo kontratë abuzive do të jetë subjekt i ligjit antimafia. “Të gjithë të barabartë para ligjit” do të jetë fakt dhe jo slogan në qeverisjen tonë. Me parimin “Ndiq paranë” dhe me vetting-un e politikanëve ne do të spastrojmë Parlamentin, qeverisjen qendrore dhe lokale nga politikanët e korruptuar, të pasuruar në kurriz të shqiptarëve. Shqiptarët duhet të dinë kush janë politikanët e korruptuar dhe kush jo”, theksoi Basha. Gjithashtu një pikë tjetër e tij është edhe konfiskimi i pasurive të zyrtarëve publikë të përfshirë në akte dhe PPP-të abuzive.
“Korrupsioni mbetet gangrena më e madhe për shoqërinë dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Shqiptarët kanë humbur mbi 10 miliardë euro për shkak të korrupsionit masiv, të shpërndarë në çdo hallkë të qeverisjes. Në programin tonë ne parashikojmë ndërhyrje të shpejta dhe konkrete për të luftuar korrupsionin. Ne do të themelojmë, sipas praktikave më të mira, Njësinë e Zbulimit dhe Rikuperimit të Pasurive të Vjedhura, për të gjurmuar kudo pasuritë e vjedhura të shqiptarëve dhe për t’ia kthyer ato arkës publike. Mbështetje e plotë dhe e gjithanshme si dhe bashkëpunim me SPAK dhe GJKKO. Ndryshime ligjore në Ligjin “Anti-Mafia” për të luftuar korrupsionin dhe abuzimet e zyrtarëve të lartë. Konfiskimi i pasurive të zyrtarëve publik të përfshirë në këto akte dhe PPP abusive. Heqje e imunitetit të deputetëve duke i hapur rrugë hetimit të plotë nga ana e SPAK të çdo zyrtari të dyshuar për korrupsion”, deklaroi Basha.
Diskutime rreth kësaj post