Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ditën e sotme ka zhvilluar takim në një tjetër qytet të vendit ku është pritur mes brohërimave dhe duartrokitjeve e thirrjeve në kor ‘Rama ik!’.
Mbështetës të shumtë të PD-së në Berat kanë mbushur rrugën kryesore për të pritur liderin e tyre, Lulzim Basha, i cili zhvillon një takim me qytetarët në prag të zgjedhjeve të 25 prillit. Ai tha se ishte i prekur dhe emocionuar nga kjo pritje.
Deklarata e Bashës:
“Jam i prekur dhe emocionuar nga kjo pritje. Shqipërisë i ndodhi një aksident kur u zgjodh Rama. Por kjo nuk do të jetë e ardhmja jonë. Shqipëria kërkon ndryshim. Në rrugëtimin tim nga jugu në veri, shqiptaret kërkojnë ndryshim.”, tha Basha.
Video:
Diskutime rreth kësaj post