Edhe 5 ditë na ndajnë nga protesta e thirrur nga opozita kundër qeverisë. Ndërsa nga një anë janë intensifikuar takimet me qytetarët si nga LSI ashtu edhe nga PD, në anën tjetër nuk mungojnë as direktivat për deputetët.
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka porositur sot deputetët për seancën parlamentare të së enjtes duke iu kërkuar të përdorin kohën e tyre për të bërë thirrje për pjesëmarrje në protestë.
Ky do të jetë edhe qëllimi i deklaratave të deputetëve të PD-së në seancën e së enjtes. “Në fokus të diskutimeve në parlament duhet të jetë protesta e 27 janarit. Faktet, varfëria, krimi, korrupsioni”, ka thënë Basha.
Diskutime rreth kësaj post