Lulzim Basha tha sot se plakat e prillit ikën. Pa ju dhënë ndonjë referencë të qartë, Basha foli për ata që vijnë në Tiranë dhe që recitojnë vjershat e Taulant Ballës.
“Tani ju e dini që në prill ka ca reshje, njihen si plakat e prillit. Nuk ka prill pa plaka apo jo? Do ikin dhe plakat e prillit. Ju po e thoni, çdo qytetar me dy pare mend e kupton, do e kuptojnë dhe ata që vijnë në Tiranë vetëm duke lexuar vjershat e Taulant Ballës. Se vjershat e Taulant Ballës nuk të çojnë larg, lexo të paktën Blushin se ai çoç ka dorë. Gjendja e vendit është kritike, jemi këtu tash 60 ditë duke kërkuar dhe ofruar zgjidhje. Kjo zgjidhje nuk është as për opozitën, nuk është as për Partinë Demokratike, nuk është as për koalicionin tonë opozitar. Kjo zgjidhje është një zgjidhje për qytetarët shqiptarë. Nëse keni mendime të tjera, nëse doni apo rekomandoni tërheqje dua ta dëgjoj. Asnjë tërheqje! Qeveri teknike, kusht i patjetërsueshëm për zgjedhje të lira e të ndershme”, tha Basha.
Diskutime rreth kësaj post