I pari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për ndërtimin e Teatrit Kombëtar. Ai thotë se ndërtimi i këtij objekti do të jetë njësoj sikur projekti i stadiumit kur Edi Rama ka marr milionat.
“Projekti i teatrit kombëtar është projekt kriminal grabitqar. Ai ka vetëm një qëllim: grabitjen nga Rama të dhjetëra milionave euro. Njësoj si projekti i stadiumit, ku Edi Rama është pronari i vërtetë i gjysmës tij”, ka thënë Basha.
Ai më tutje vazhdon me ofendime ndaj Edi Ramës, duke e quajtur hajdut psikik.
“Një hajdut psikik që nuk ngopet pa vjedhur të gjithë Shqipërinë”.
“Dua t’i them troç çdo arkitekti të huaj e vendas, çdo funksionari, çdo drejtuesi nga më i parëndësishmi tek Edi Rama se do të përgjigjen para drejtësisë për këtë korrupsion masiv dhe krimin që po i bëjnë pasurive dhe parave publike. Atyre që mendojnë se do të ndërtojnë, dua t’ju them se ndërtimi do të jetë burgu i tyre. Dua t’u them qartë: gropa që mendojnë se do të hapin në truallin e teatrit do të jetë gropa e tyre”, shkruan Lulzim Basha në Facebook.
Diskutime rreth kësaj post