BashaKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur nga çadra e protestës, lidhur me situatën ekonomike të shqiptarëve.
Basha ka folur me një gjuhë të ashpër duke thënë se për 4 vite shqiptarët janë varfëruar.
Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës: Pse nuk ka lekë? Ku janë lekët? Ku shkojnë? Ku janë lekët e shqiptarëve? Taksat janë rritur në krahasim me para 4 vitesh. Një pjesë i merr me çmimin e energjisë, një pjesë me taksën e karburantit. Ku shkojnë paratë? I mbledh ky (Rama), shteti, shteti i leshit.
Sa herë ta thotë Rama do bëjmë shtet, mbajeni mend e ka fjalën për shtetin e leshit, që ju merr shpirtin shqiptarëve dhe pasuron një grup hajdutësh të veshur me pushtet.
Për 4 vjet zogu, zogu, zogu, dora tek xhepi. 300 mijë shqiptarë në emigracion, fuqia blerëse në pikiatë. Zogu, zogu, zogu, u takuan s’u takuan, dora tek xhepi. Ky është komploti ekonomik”, tha ndër të tjera Lulzim Basha.
Diskutime rreth kësaj post