Projekti i Unazës së Re, është pritur me shumë protesta nga banorët e kësaj zone, të cilët kërkojnë dëmshpërblim për banesat e tyre. Dita e sotme, ka vazhduar sërish me protestë , ndërkohë që i pranishëm në këtë protestë ka qenë dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Basha shtoi se nesër do të publikohen fakte tronditëse nga PD, për projektin që ai e quan korruptiv.
“Është një provë e qeverisë së Edi Ramës, dhe i mban ata si të burgosur politikë dhe liron kriminelët. Nesër do të publikojmë fakte tronditëse se sa e madhe është kjo vjedhje. Arrestimi dhe keqtrajtimi i 12 qytetareve që janë arrestuar këtu nuk duhet të ngelet jashtë vëmendjes së mediave.”-tha ai. /albeu
Diskutime rreth kësaj post