Kreu i demokratëve, Lulzim Basha nga kryqëzimi i Milotit u shpreh se me 30 qershor nuk ka për të pasur zgjehdje në Shqipëri.
“Nuk ka zgjedhje pa opozitën, opozita as nuk klonohet, as nuk shpiket. Ka vetëm një opozitë ajo e bashkuar me popullin”, deklaroi Basha.
Ai tha se Edi Rama kurrë më nuk do të jetë kryeministër që organizon zjedhje.
“Asnjë qendër të vetme votimi nuk do të lejojmë, do të luftojmë sy për sy e dhëmbë për dhëmbë për demokraci”, tha Basha. “Vetëm kështu mund të kthehet normaliteti”, tha ai, edhe pse në fakt skenari që opozita joparlamentare ofron është në fakt i bllokimit dhe i mohimit të së drejtës sëq qytetarëve për të votuar duke penguar zgjedhjet e duke vendosur bllokadë në kutitë e votimit.
Nga ana tjetër tashmë është formuar një opozitë e re në Kuvend me në krye Rudina Hajdarin.
Diskutime rreth kësaj post