Vuloset ndarja përfundimtare mes Lulzim Bashës, Monika Kryemadhit dhe Shpëtim Idrizit. Deklarata e kryeministrit se ka pasur një plan kundër LSI u interpretua si diversion, por në të vërtetë kreu demokrat i ka vënë duart partisë së presidentit dhe çamëve. Dje ka qenë vetë Kryemadhi, ajo e cila ka pranuar se është marrë vendimi final për të dalë me dy lista në zgjedhje. Pra PD nuk do që të ketë emrat e LSI në lisat e saj. Tashmë LSI do ta dalë vetme në fushatë dhe do kemi një rivalitet mes saj dhe PD.
“Të sinqertë, jam në kontakt me Bashën, i gjithë ekipi, janë në kontakt me njeri-tjetrin, duhet të shohim stilistikën e koalicioneve, por ka një koalicion, që është opozita e bashkuar. Është 1 listë, 2 apo 3 janë kalkulime matematikore që maksimalizojnë të gjitha votat. Ne do të dalim me listën tonë, ndërkohë që PD do të ketë listën e saj, por mund të kemi disa koalicione me dy të panjohura, që do të përdoret për të maksimalizuar votën. Në disa qarqe po mendojmë të garojmë bashkë për të shmangur konkurrencën mes nesh dhe për të maksimalizuar votën”, – është shprehur Kryemadhi në një intervistë televizive.
Por edhe pse zonja Kryemadhi e shiti se kjo është një strategji që LSI të maksimizojë votat e saj, duket se ka krisje. Ajo paralajmëroi se nuk do i bashkojë votat me PD nëse ajo e fundit nuk mbështet programin e saj. Nëse shohim programet, PD dhe LSI kanë ndarje shumë të madhe mes tyre dhe Basha e ka bërë të qartë se do ndjekë vetëm atë program. Kjo tregon se mund të kemi ndarje totale.
“Jo, unë s’ia jap votat Bashës nëse nuk e pranon këtë plan me 5 pika. Janë të panegociueshme. Ky (Arjon Sulo) le ta mbylli gojën tani dhe të flas unë. Ky s’të lë të mbarosh logjikën dhe bën matematikë. Taksa 5% formalizon ekonominë. Formalizmi i e ekonomisë do të thotë që oligarkët që bëjnë transaksione fiktive, do e pësojnë. Formalizim do të thotë më shumë investime në arsim. Do dyfishojmë pensionet duke ia marrë lekët këtyre oligarkëve”, – tha ajo duke kërcënuar hapur Lulzim Bashën.
Idrizi regjistrohet të dalë më vetë
Përveç LSI, Basha duket se i ka vënë shkelmin dhe Shpëtim Idrizit. Mësohet se Idrizi ka dorëzuar në KQZ kërkesën për të dalë më vete në zgjedhje.
“Ditën e Premte, datë 5.02.2021, në orën 11:00, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon mbledhje publike me këtë rend dite: Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021”, – thuhet në njoftimin e KQZ.
Po ashtu kërkesë kanë bërë dhe Topalli, Patozi dhe Murrizi. Ndërkohë gazeta ka mësuar detaje nga përplasjet PD-PDIU. Teksa kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka kërkuar tre emra në listat fituese të PD, çami Idrizi mësohet se e ka rritur oreksin dhe ofertën e tij ndaj demokratëve. Burime të sigurta nga selia blu i pohuan gazetës se zoti Idrizi gjatë negociatave të vazhdueshme që ka bërë me demokratët, të cilat ende vijojnë, mësohet se i ka kërkuar kryedemokratit Lulzim Basha që t’i japë akses që të propozojë plot katër emra në listat fituese të Partisë Demokratike. Mësohet se kreu i PDIU e ka argumentuar kërkesën e tij para shefit të selisë blu me faktin se partia që ai drejton është një parti që ka goxha elektorat dhe përballë këtij relativiteti, PD sipas tij, duhet të lëshojë pe dhe të pranojë këtë kërkesë.
Por i gjendur përballë një kërkese të kësaj natyre, mësohet se zoti Basha e ka refuzuar atë. Sipas burimeve, lideri demokrat ka refuzuar çamin Idrizi që t’i fusë 4 emra në lista të sigurta, për shkak se nëse ai do t’i jepte katër mandate deputetësh Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, më humbur në këtë mes do të dalë Partia Demokratike, sepse po të llogaritësh edhe tre mandate që kërkon Mediu, nga një që iu ka premtuar Dukës, Shehit, Ndokës dhe Dules, në finale shkojnë plot 11. Pra, në zgjedhjet e 25 prillit PD del me minus 11 deputetë dhe kjo gjë është e patolerueshme për Bashën, pasi partia që ai drejton është koka e opozitës dhe pretendentja numër një për të fituar zgjedhjet e 25 prillit.
Diskutime rreth kësaj post