Partia Demokratike e Lulzim Bashës, duket se ka bërë fushatën më të varfër nga partitë e tjera që garuan më 25 qershor.
Sipas raportit financiar të dorëzuar në KQZ, Partia Demokratikeka shpenzuar në zgjedhje 58,197,289 lekë të rinj, ose 508 mijë dollarë amerikanë.
Partia Demokratike ka deklaruar se në zgjedhje nuk ka pasur asnjë lloj donacioni, as mbledhje kuotash anëtarësie dhe as dhurata në natyrë, shkruan Panorama
Demokratët kanë realizuar fushatën me fondet buxhetore, dhe nga 88 milionë lekë të rinj që ka pasur në total, Lulzim Basha ka vendosur të shpenzojë vetëm 58 milionë lekë në zgjedhjet e 25 qershorit, thuajse gjysmë e atyre që ka shpenzuar Partia Socialiste.
Partia Demokratike ka angazhuar në zgjedhjet e 25 qershorit 4 kompani të huaja konsulence, të cilat rezulton t’i ketë paguar në vlerën e 15,939,109 lekëve, ose rreth 140 mijë dollarë. Sipas raportit, PD ka shpenzuar për mitingjet rreth 21.5 milionë lekë të rinj, ose rreth 190 mijë dollarë.
Diskutime rreth kësaj post