Rinis për herë të pestë seanca e Kuvendit dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi detyrohet të lexojë sërish rregulloren e në baza të saj ai është detyruar ta shtyjë atë për në orën 18:00.
“Seanca ndërpritet dhe fillon në orën 18:00”,- tha ai.
Më herët kryeparlamentari përjashtoi për ditën e sotme kreun e PD-së, Lulzim Basha nga Kuvendi pas kërkesës së fortë të tij që sot në sallë të kishte debat për pr.vendimin e ngritjes së komisionit të Reformës Zgjedhore.
Por edhe pas kësaj mase, Basha i shoqëruar nga deputetet e PD-së nuk kanë lëvizur nga foltorja duke detyruar Gramoz Ruçin të lexojë disa herë rregulloren e të ndërpresë plot pesë herë seancën e Kuvendit.
Në rast se deputetet e PD-së dhe Basha nuk pranojnë të zhbllokojnë foltoren, rregullorja i jep të drejtë kryeparlamentarit të thërrasë forcat e gardës për t’i larguar, por me sa duket ai iu ka dhënë kohë demokratëve deri në orën 18:00.
Diskutime rreth kësaj post