Në fjalën e tij pas mbledhjes me kryesinë Lulzim Basha ka falenderuar delegatët që morën pjesë në kuvend, ndërsa nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me shkarkimin e tij nga referendumi i inicuar nga Sali Berisha, që njoftoi sot shkarkimin e tij me më shumë se 43 mijë vota.
“Nesër do të bëhen publik emrat e 5004 delegatëve që morën pjesë në kuvend”, tha Basha.
Kryetari I PD I është përgjigjur insistimit të gazetarëve lidhur me shkarkimin e tij, Basha tha:
“Legjitimiteti është procesi dhe demokracia, nuk janë numrat. PD ka patur sot vetëm një aktivitet demokratik, kuvendin kombëtar të thirrur sipas kushtetutës së saj. Kushtetuta jonë, që quhet statut, e miratuar edhe me votën e Berishës parashikon qartë që sot ka ndodhur vetëm një aktivitet i PD, kuvendi që ka marr vendime me votën e 5004 demokratëve. Gjithçka tjetër mund të ketë qenë mirë për disa njerëz që kanë dashur të shprehin ndonjë mendim. Ka patur edhe ndonjë dëm, siç më thonë që ka patur një dëm ndaj veturës që PD merr me qera për kryetarin, megjithatë këto janë dëme kolaterale. Të hipësh në veturën e kryetarit është tallje me demokratët. Nëse nesër do kemi një referendum për të shkarkuar sekretarin Blinken e pasneser presidentin Biden çdokush e kupton që ëhstë një tallje e madhe me të”.
Diskutime rreth kësaj post