Lideri demokrat Lulzim Basha deklaroi sot se ndryshimet në kabinet janë të pamjaftueshme sa kohë në krye është Rama. Ai tha se qytetarët me protestat e tyre duhet të largojnë Kryeministrin.
Basha ishte sot si çdo pasdite në protestën e banorëve të Unazës së Re në zonën e Astirit. Ai tha se përmes kësaj proteste do të anulohet projekti korruptiv i rrugës. Sipas Bashës këta banorë rrëzuan Gjiknurin, studentët rrëzuan Nikollën dhe artistët rrëzuan Kumbaron. Sipas tij, ministrat e larguar ishin shërbëtorë, ndërsa rezistenca duhet të vazhdojë për të larguar Ramën.
Video:
Diskutime rreth kësaj post