I ftuar në një intervistë televizive deputeti, Myslim Murrizi ka folur pjesëmarrjen e ish-Kryeministrit Sali Berisha në Kuvend, pas shpalljes së tij non-grata nga Amerika.
Murrizi thotë se është Berisha ai që vendos nëse duhet të hyjë ose jo në Kuvend dhe mbi të gjitha sipas tij, kjo situatë bie mbi kurrizin e kryetarit të PD-së Lulzim Basha.
Pyetje: A duhet të hyjë Berisha në parlament?
Myslim Murrizi: Kjo është në gjykimin e vetë të Berishës. Në fund të fundit, administrator i PD është Basha. Ai ka, kryetar. Kur del me fitim vazhdon, kur del 3 herë humbje duhet të ikësh. Ai ka marrë përsipër të jetë aty me garë false me shoqërinë e vet që me demek i kishte rivalë. Gjithë shqiptarët që kanë qenë 18 vjeç në ’92 mbajnë mend ambasadorin e SHBA që bënte fushatë.
Kryetari duhet të mbajë një përgjigje të prerë, pa ekuivok, tani mirë me Berishën, mirë me Yuri Kim. Ky duhet ta ndajë. Edhe nëse është kundër DASH, të dalë të thotë është abuziv, e ka dhënë Soros etj, e të thotë që do rri me këtë burrin pasi nuk kam këllqe ti them ik.
Pyetje: A mund të ketë grupim të ri parlamentar të Berishës?
Myslim Murrizi: Nuk shoh ndonjë regjim të ri. Por, pas 9 shtatorit çdo deputet në bazë të atij që ndjen, të karakterit, rrezikut, frymës, mund të mbajë qëndrim që Luli nuk po e mban. E kanë lakun në fyt, nuk do të shkojnë mirë me vjehrrin, mirë me burrin. Këta do e ndajnë.
Diskutime rreth kësaj post