Kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar pak minuta më parë se të gjithë kryebashkiakët me të shkuar kriminale përfaqësojnë kryeministrin Edi Rama. Në një intervistë për ABC News, jashtë selisë së PD, ai u shpreh se asnjë bashki nuk ka kryetar, janë thjesht të emëruar.
Sipas Bashës, opozita është e bashkuar dhe për ta problemi i vendit është lidhja me krimin.
“Të gjithë përfaqësojnë Edi Ramën, i cili në vend që të flas, hesht. Asnjë bashki nuk ka kryetar. Të 61 kanë të emëruar dhe të gjithë janë me rekorde kriminale. Opozita është e bashkuar dhe njëtrajtshme se problemi me vendin është lidhja me krimin dhe vjedhja e votës”, tha Basha.
Diskutime rreth kësaj post