Kur vëmendja e opinionit publik është e përqendruar tek skandalet e njëpasnjëshme të qeverisë, Lulzim Basha duket se ka vendosur të largojë kundërshtarët e tij në parti.
Pa zhurmë dhe avash-avash, Basha duket se ka përgatitur terrenin që të gjithë kundërshtarët e tij në parti, të ikin një e nga një. Një prej kundërshtarëve më të ashpër dhe publik ishte Leonard Olli.
Kandidat për deputet në vitin 2013, Olli ka pasur pritshmëri që të ishte edhe në listat e zgjedhjeve të qershorit 2017. Por pas publikimit të listave, emri i tij nuk figuronte në asnjë vend, raporton Lajme.al
Që nga ky moment, Olli i cili njëkohësisht ishte edhe kreu i Këshilltarëve në Bashkinë e Tiranës, doli kundër kryetarit Basha.
Që pas daljes së listës Olli nuk e përkrahu kreun e PD-së, ndërsa u bë pjesë e grupit anti-Basha, e në fakt një nga më aktivët. Por tani disa muaj pas përplasjeve të forta brenda PD-së dhe pas disa analizave të bëra në degët e Partisë Demokratike, Basha ka vendosur ti largojë një e nga një kundërshtarët, shkruan Lajme.al
I pari ishte Olli që sot u largua nga drejtimi i Këshilltarëve të PD-së në Bashkinë e Tiranës, duke i lënë vendin Kreshnik Çollakut, ish-zv/ambasadorit në SHBA dhe një prej mbështetësve publik të kreu të PD-së, Lulzim Basha.
Olli ishte i pari, tani kur vëmendja është e përqendruar tek Rama dhe skandalet e qeverisë së tij, presim se kush do ta ndjekë nga pas ish-kreun e Këshilltarëve të PD-së në Bashki. /Lajme.al
Diskutime rreth kësaj post