Pas deklaratës së partive aleatetë pas takimit që zhvilluan në selinë e PD-së, kreu i saj Lulzim Basha deklaroi para gazetarëve se opozita ka marrë një vendim për t’ju bindur urdhërit të qytetarëve që u derdhën në shesh.
Sipas tij, sot Parlamenti nuk është më legjitim, Edi Rama nuk është më kryeministër, dhe kjo është shkaku që mblodhi dje qytetarët në shesh.
“Edi Rama nuk mund të ofrojë zgjidhje sepse është i kapur nga krimi dhe oligarkët dhe këta nuk e lënë atë që të ofrojë zgjidhje.
Mbajeni vëmendjen, ju ftoj se keni edhe ju përgjegjësinë tuaj, do të ketë një të ardhme për shqiptarët dhe ne jemi të vendosur për t’jua dhënë këtë të ardhme sepse ajo nuk i përket krimit dhe oligarkëve por qytetarëve”, u shpreh Basha.
Diskutime rreth kësaj post