Kreu i PD, Lulzim Basha ka vizituar Shkodrën e cila ndodhet në ditë të vështira për shkak të përmbytjeve nga rreshjet e dendura të shiut.
Basha ka bërë apel nga kryeqendra e veriut se nuk është koha për politikë, por nuk mund të mohohet se situata mund të ishte menaxhuar më mirë.
Ai është zotuar se personalisht bashkë me PD do të kontribuojnë për të ndihmuar qytetarët e Shkodrës, teksa i ka kërkuar qeverisë të lërë mënjanë propagandën dhe t’i shtrohet punës për të marrë masat.
Konkretisht Basha ka kërkuar fillimisht që të dislokohen të gjitha resurset shtetërore në funksion të kësaj emergjence.
Reagimi i Lulzim Bashës:
“Ndodhem këtu për të qenë pranë qytetarëve të Shkodrës. Situata po përkeqësohet nga ora në orë. Gjithë ultësirën. Situatë e cila i mbivendoset edhe fatkeqësive të tjera, si pandemia. Shqipëria po vuan situatë krizash. Që po na kushtojnë edhe dëme të mëdha, dhe jetë njerëzish. Nuk është koha për politikë, por s’mund të mohohet që gjendja të jetë më e mirëmenaxhuar. Kjo është detyra e shtetit, kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me kryebashkiaken e Shkodrës. Situata po vjen duke u përkeqësuar. Duhet transparencë për atë që po ndodh.
Me këtë mot që shohim shanset janë që situata do vijë duke u përkeqësuar. Duhen masa urgjente. Duhet dislokimi i gjithë resurseve shtetërore. Në ketë kuptim dua t’ju them se mund dhe duhet bërë shumë më shumë për të menaxhuar situatën, se sa çfarë është deklaruar. Do vijoj të qëndroj pranë Shkodrës, për të parë si mund të japim kontributin tonë. Unë dhe PD do kontribuojmë. Do gjendemi pranë banorëve për të parë se çfarë është bërë, çfarë mund të bëhet. Jemi një popull dhe do të ndihmojmë.
Është e gjithë ultësira perëndimore, dhe detyra kryesore e qevrisë është të menaxhojë më mirë sitautën, nuk është koha për politikë, por mund të menaxhohet më mirë, mund të ishin parandaluar disa dëme. Situata po precipiton me shpejtësi. Qeveria të lërë mënjanë propagandën dhe t’i shtrohet punës për të marrë masat. PD do bëjë gjithçka për të ndihmuar banorët. Përfaqësuesit tanë ndodhen në terren.”-thotë Basha.
Diskutime rreth kësaj post