Kryetari i opozitës, Lulzim Basha tha se në javën e parë në pushtet, Partia Demokratike do të heqë traun e Rrugës së Kombit.
Në një deklaratë në mediat nga Kukësi, Basha falënderoi qytetarët e Kukësit për mbështetjen e tyre dhe shtoi se PD po bën përpjekjet që shumicën, sipas tij, “Rama ik” ta kthejë në një shumicë ndryshimi ekonomik dhe politik për çdo shqiptar.
“Dua të rikonfirmoj vendosmërinë tonë për të hequr traun e rrugës së kombit në javën tonë të parë në pushtet. I kam kërkuar strukturave të PD të bëhen gati që bashkë me qytetarët ta kthejmë shumicën Rama ik më 30 qershor, në shumicën e një ndryshimi të thellë ekonomik e politik për çdo shqiptar, për t’i dhënë fund emigracionit e kurbetit që po e tret Kukësin. Për ti kthyer pasuritë e shqiptarëve, rrugët, bregdetin, minierat pyjet, të gjitha pasuritë e këtij vendi në funksion të mirëqenies dhe punësimit të shqiptarëve. Punësimi i shqiptarëve, mirëqenia e shqiptarëve, punësimi i kuksianëve, mirëqënia e tyre janë objektiv dhe prioriteti më madhi i PD dhe i imi personalisht” u shpreh Basha. /Opinion
Diskutime rreth kësaj post