Kreu i PD, Lulzim Basha, ka zhvilluar këtë të hënë një akim me drejtuesit politikë të qarkut të durrësit, ku paralajmëroi se ka nisur puna për riorganizimin e partisë.
Basha thekson se synim është modernizimi, hapja, përfshirja e sa më shumë të rinjve dhe të rejave në parti.
Postimi i Bashës:
“Me drejtuesit politikë të Qarkut të Durrësit nisëm punën për riorganizimin e Partisë Demokratike.
Modernizimi, hapja, përfshirja e sa më shumë të rinjve dhe të rejave, e intelektualëve dhe specialistëve të ndershëm, janë prioriteti ynë për t’u dhënë shqiptarëve një alternativë që reflekton ambiciet e tyre për një ndryshim të vërtetë.“- shkruan ai.
Diskutime rreth kësaj post