Burime pranë PPE-së në Bruksel pohojnë se në takimin e Asamblesë Politike të kësaj partie ka folur edhe shefi i PD-së, Lulzim Basha.
Nga këto burime mësohet se Basha ka kërkuar mbështetje për PD-në nga partitë simotra europiane dhe i ka qortuar disa “individë” të këtij grupi se “po ndihmojnë Edi Ramën duke i hapur dyert Europiane”, ndërkohë që, sipas Bashës, “do të duhej të ndihmonin dhe mbështesnin PD-në dhe veprimet e saj”.
Ai ka kërkuar sidomos mirëkuptim për sjelljen e PD-së në lidhje me reformën e drejtësisë.
Sipas të njëjtave burime, Asambleja Politike ka reaguar për këto pohime të Bashës, duke thënë se “njerëzit e PPE-së në BE i ndihmojnë Shqipërisë e të gjithë qytetarëve të saj, jo Edi Ramës, apo partisë së tij. Por, Rama është në krye të qeverisë, me të cilën punojnë institucionet e BE-së”.
Përgatiti Arta Tozaj / Top Channel
Diskutime rreth kësaj post