Personi në foto në krah të Lulzim Bashës quhet Enea Dardha dhe është kryetari i FRPD-së, dega Berat, shkruan Tema.
Një emigrant në SHBA për shumë vite dhe i kthyer pak kohë më parë në qytetin e lindjes në Berat, në të cilin së bashku me pjesëtarë të familjes së tij u përfshi para më shumë se një vit e gjysmë në një konflikt për motive banale, si pasojë e të cilit ngeli i plagosur rëndë një tjetër i ri.
Nëse kërkon për emrin e tij mëson se Enea Dardha kaloi 8 muaj në paraburgimin e Beratit si i dyshuar dhe bashkëpunëtor në atë plagosje.
Vetëm pas 8 muajsh krimin e mori përsipër i vëllai i tij dhe Dardha doli nga burgu.
Kjo nuk e pengoi që në zgjedhjet e sapo bëra për Forumin Rinor të Beratit të zgjidhej kryetar.
Nisur nga kjo foto, Tema pyet nëse e ka seriozisht PD dhe Lulzim Basha dekriminalizimin.
Tema
Diskutime rreth kësaj post