Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua sot me qytetarë dhe tregtarë të Fierit.
Basha tha se çelësi i programit dhe kyçi i ofertës së Partisë Demokratike është që paratë tu kthehen qytetarëve përmes investimeve publike, infrastrukturë, në shëndetësi, në arsim, në kopshte, në çerdhe, në ujësjellës, në vaditje, në subvencionime për bujqësinë.
Në bashkëbisedim me tregtarët e Fierit, Basha tha se do të ulim taksat me qëllim që qytetarët të kenë më shumë lekë për të shpenzuar për veten e tyre dhe familjet e tyre.
Diskutime rreth kësaj post