Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ftoi sërish shqiptarët për pjesëmarrje në protestën e 18 shkurtit, për t’i prerë rrugën, siç tha ai, “krimit në politikë”.
Basha e konsideroi skandal politik dhe shkatërrim të procesit të dekriminalizimit, daljen e Elvis Roshit, me mandat të hequr si pasojë e ligjit të dekriminalizimit, në krah me Arben Ahmetajn, si drejtues i fushatës zgjedhore në Kavajë.
“Me veprimin e tij, Edi Rama e ka bërë zero përpjekjen e mundimshme të opozitës e partnerëve ndërkombëtarë dhe vullnetin e popullit për hartimin dhe zbatimin e ligjit të dekriminalizimit. Zgjedhjet e lira janë fundi i krimit në politikë”, u shpreh Basha.
Diskutime rreth kësaj post