Partia Demokratike ka përgënjeshtruar një lajm të publikuar, ku pretendohej se kryetari Lulzim Basha ka blerë një vilë luksoze në një prej rezidencave në periferi të Tiranës. Sipas PD-së, ky është një dezinformim i qëllimshëm.
Në reagimin e PD-së theksohet se banesa e Bashës ka pësuar dëme nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin pak javë më parë, ndaj familja e tij po jeton në një banesë me qira, por pa specifikuar se ku. PD deklaron se banesa e përkohshme e kryetarit nuk ka asnjë lidhje me fotot e shpërndara nga disa portale.
Por kjo deklaratë e Partisë Demokratike hidhet poshtë nga Bashkia e Tiranës.
Në reagimin e Bashkisë për mediat thuhet:
“Teksa dihet publikisht që z. Basha ka ndërtuar pa leje kate shtese ne pallatin e tij, pranë Stadiumit Kombëtar në NJA nr. 2, as ditën e tërmetit e as sot nuk është deklaruar asnjë dëm. Për me tepër, Administratori i Nj. 2 as nuk ka marrë aplikim për punime meremetimesh nga tërmeti e kësisoj, as nuk ka dhënë një leje të panevojshme e të pakërkuar nga Familja Basha.”
Diskutime rreth kësaj post