Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka mbyllur vizitën e tij në Gjirokastër në fabrikën e firmës “Elka”, e cila është e njohur dhe në disa vende të Bashkimit Europian dhe që ka 410 punëtor në të.
Diskutimi:
Ilia Jorgji: Firma jonë është firmë prodhimi eksport-import. Prodhojmë “kroasant” dhe shkon në mbi 27 shtete të botës në Amerikë, Kanada, në Angli. Certifikohemi nga Bashkimi Europian një herë në vit, marrim notën mbi 98%. Kemi në punë 410 punëtorë me një rrogë mesatare 750 mijë lekë neto. Dhe gjithë punën që bëhet në fabrikë, administrohet vetëm nga specialistët tanë. 50% e prodhimit eksportohet dhe 50% shitet brenda vendit.
Ilia Jorgji, administratori i kësaj kompanie, i shprehu shqetësimin e tij sa i përket energjisë elektrike e cila është shumë e shtrenjtë.
Ai gjithashtu tha se mungesa e konkurrencës me vendet e rajonit i ka penalizuar për të qenë më efektiv në tregjet europiane.
Ilia Jorgji: 80 milion lekë në muaj energji elektrike plus nafta e karburantit, këto që ne do i japim. S’ka konkurrencë. Kishim ne kur çuam për herë të parë kroasant, ta çosh në Greqi, ta çosh në Angli, ta çosh në Itali. Ktheheshin kamionët. E rëndësishme është që të bëhesh konkurrent në atë që the, sepse jemi jashtë konkurrence. Që ne të eksportojmë është përveç emrit që kemi produkt shqiptar, jemi edhe jashtë konkurrence në çdo aspekt.
Duke ngritur nevojën urgjente për ndihmë ndaj biznesit, Basha bëri një krahasim me vendet e rajonit të cilët paketat e ndihmës i kanë dhënë me kohë. Ai gjithashtu tha se me zbatimin e programit për biznesin të Partisë Demokratike, i cili parashikon kthimin e taksës 9%, uljen e sigurimeve në 18%, heqjen e taksës Rama mbi karburantin, janë vetëm disa nga masat që do të ndihmojnë biznesin e madh dhe të vogël të vendit.
Lulzim Basha: E para e punës më vjen shumë mirë që jam në një kompani model. Model sa i përket investimit, faktit që jeni një nga punëdhënësit kryesor jo vetëm të qarkut por të gjithë Shqipërisë. E dyta, që jeni industri prodhuese dhe eksportuese sepse në fund të fundit eksporti ose të paktën balancimi i eksporteve me importet është e vetmja rrugë për ta nxjerrë ekonominë nga kriza.
Ju e dini që Maqedonia e Veriut dhe Serbia ia kanë dalë ta përballojnë krizën e pandemisë dhe në tërësi situatën ekonomike edhe para pandemisë duke investuar tek eksporti dhe tek trajnimi i forcës punëtore. Po të shikosh buxhetin e shtetit të këtyre dy shteteve, një pjesë të madhe të taksave të qytetarëve ata i kanë investuar për të fuqizuar eksportin dhe për të trajnuar forcën e tyre punëtore për investime të cilat bëjnë të mundur industrinë e eksportit. Ky është ndryshimi kryesor se pse Shqipëria mbeti në vendnumëro dhe ekonomia shqiptare u fut në krizë edhe para pandemisë, sepse e para punës taksat u rritën, çmimi i karburantit e dini vetë ju është më i larti, dolëm të tretët në botë me Singaporin dhe me Suedinë, çmimi i energjisë është i lartë, përveç kësaj gjysma e bizneseve.
E gjithë ekonomia ka nevojë për ndihmë. Biznesi i vogël ka nevojë për ndihmë që përbën 95% të ndërmarrjeve janë biznesi i vogël janë shtylla kurrizore e ekonomisë. Po asgjë nuk e ndihmon ekonominë si investimet e huaja dhe eksporti. Investimet e huaja kërkojnë siguri ligjore, kërkojnë taksa të ulëta, kërkojnë çmime të përballueshme të krahut të punës, çmime përballuese të energjisë dhe pjesës tjetër të strukturës së kostos.
Prandaj në këtë aspekt do të keni ndihmë konkrete. Edhe paketën e garancisë sovrane për huat që do të merrni në kuadër të vështirësive. Paketën anti-COVID do ta përshtatim në mënyrë të tillë që interesat të jenë zero në qoftë se do të detyroheni të merrni kredi për borderonë që shumëkush, ju jo po fasonët për shembull ju ka shkuar aty ku s’bënë më, po paguajnë nga xhepi i tyre paratë për të mbajtur njerëzit në ose t’i heqin.
Dhe me një tavan 2% për çdo investim që do të bëni në kuptimin e investimeve kapitale, pra masat janë konkrete dhe rezultatet do të jenë konkrete por e rëndësishme është që shembulli juaj, shembulli i suksesit që keni ndërtuar një ndërmarrje prodhimi dhe eksporti që punëson në fakt 410 nga të cilët 250 janë të rinj nën moshën 35 vjeç, ne këtë shembull do ta shumëfishojmë dhe kjo shumëfishohet jo me fjalë as me tabelë emulacioni por duke ju mbështetur konkretisht me taksën e sheshtë 9% me uljen e çmimit të karburantit, do ta heqim atë taksën 240 lekë për litër që u vendos taksa Rama mbi karburantin me një fasho të çmimit të energjisë për industrinë prodhuese që të ulë çmimin e energjisë. Sa ishte fatura e energjisë.
Me uljen e sigurimeve shoqërorë në 18%. Dhe këto besoj do të sjellin një frymëmarrje të re për biznesin shqiptar në tërësi dhe biznesin prodhues dhe eksportues në veçanti. E vetmja gjë që kërkojmë është të bashkojmë duart. Ne ju japim dorën që jo thjesht të mbijetoni, por të vazhdoni të prodhoni, të hapni vende pune dhe kërkojmë nga ju që përmes këtij plani ekonomik të siguroni pagën minimale për një mirëqenie të familjeve. T’ju marrim si shembull suksesi dhe të themi në qoftë se një kompanie.
Si mund të jesh në konkurrencë kur ata i kanë të gjitha më të ulëta se ne? Naftën më të ulët, energjinë më të ulët, taksat më të ulëta, pra minimumi që duhet të bëjmë është që të jemi konkurrues me këto aspekte të kostos dhe në tërësi e rëndësishme është që të keni qeveri në krah, kur sipërmarrja ka qeverinë në krah, atëherë përfitues është ekonomia, janë familjet, janë punëmarrësit, pra punonjësit tuaj, janë fëmijët e tyre.
Diskutime rreth kësaj post