Lulzim Basha reagoi pas deklaratës për shtyp të Edi Ramës, duke theksuar se modeli i kryeministrit për drejtësinë bazohet në korrupsion dhe kapje të sistemit.
“45 minuta foli me figura bombastike dhe ju shmang 10 herë nenit 88. Ky nen thotë: “Nëse palët në procesin politik nuk pranojnë shumicën e cilësuar të kërkuar për anëtarët për gjyqtarë të 4 institucioneve, ata mund të zgjedhin një sistem proporcional që garanton përfaqësimin e opozitës në organet që garanton përfaqësimin e opozitës në organet e kolektive”. Këta nuk janë dega jonë në Venecia, por është Komisioni i Venecias që nuk ekziston për t’i dhënë kontroll politik Lulzim Bashës në drejtësi”, tha Basha, i cili shtoi se është mirënjohës për ata që ndihmuan për reformën, por të harrojë njeri që mund të zëvendësojë Komisionin e Venecias.
“I them se standardi i artë është Komisioni i Venecias dhe nuk mund të zëvendësohet nga askush. Edi Rama e di këtë dhe atij i pëlqejnë fjalët e bukura. Vende të rezervuara nuk jap, tha. Por, përfaqësimin proporcional për dy organet jam gati ta jap, tha më tej. A nuk është ky një rekomandim i pjesshëm i nenit 88? Pra, e pranon për dy dhe jo për dy të tjera. Këtu është vija e kuqe, tha. Vijë e kuqe për çfarë? Që të vendosë Rama kush prokuror është i korruptuar dhe kush jo”, u shpreh Basha.
Diskutime rreth kësaj post