Kryetari i opozitës Lulzim Basha, pasditen e sotme ka zhvilluar një takim me qytetarët e Tiranës ndërsa ka përshkruar në këmbë rrugën Myslym Shyri.
Gjatë takimit me qytetarët dhe me një grup punonjësish të Call Centre, Basha theksoi se lulja e taksave dhe rimëkëmbje e ekonomisë dhe biznesit janë primare në programin e PD-së.
‘Do të keni taksë të sheshtë 9%, tatimi i fitimit dhe taksa e kontributit shoqëror që do të jetë 9% punëdhënësi, 9% punëmarrësi. E dyta, është ulja me 300 lek e çmimit të karburantit që vetëm për rrugë nuk shkon. Do të rivendosim fashën për shpenzimin e energjisë. Për biznesin riprodhues ulet me 30-40% të çmimin të energjisë, për biznesin e vogël 20% dhe për konsumatorët. Janë tre shtrëngesa shumë të mëdha që po i merr buxheti i shtetit por që nuk po kthehet në investime. Këto janë gosti për 5 oligarkë. Oferta jonë është kjo: Qeveria ka marrë paratë për oligarkët, ne do ia marrim oligarkëve dhe do ia kthejmë ekonomisë dhe njerëzve. Prioritet është punësimi si politikë e parë dhe objektiv i parë i Partisë Demokratike’, tha Basha.
Diskutime rreth kësaj post