Basha mbledh departamentet, finalizohet programi i PD
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbledhur te marten ne mbremje departamentet e PD-së për të finalizuar programin e saj, ku në fokus kryesor janë ulja e taksave, nxitja e investimeve, punësimi dhe lufta ndaj korrupsionit.
Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare të Partisë Demokratike bëhet e ditur se eshte zhvilluar mbledhja me sekretaret e departamenteve nën drejtimit e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.
“Finalizimi i programit të PD. Kryetari Basha mbledh departamentet. Alternativa e PD; ulja e taksave, nxitja e investimeve, punësimi dhe lufta ndaj korrupsionit, dalja nga kriza ekonomike dhe varfëria”, thuhet në njoftimin e PD-së.
Diskutime rreth kësaj post