Duke folur nga ‘çadra e lirisë’, ish-kryeministri Sali Berisha, ditën e sotme hodhi idenë se kryeministri Edi Rama mund të qëndrojë në pushtet deri në 18 qershor, dhe më pas të krijohet qeveri teknike.
“Edi Rama mund të qëndrojë kryeministër deri në 18 qershor duke plotësuar mandatin e tij, meqë ashtu e thotë Kushtetuta dhe më pas të vijë në fuqi një qeveri teknike që mund të zhvillojë zgjedhjet”., tha Berisha.
Ndërsa ditën e sotme, i ftuar në studion ‘Opinion’ të Blendi Fevziut, Basha tha se kjo deklaratë nuk është qëndrim zyrtar I PD-së.
“Ky është mendimi i zotit Berisha. Qëndrimi zyrtar i PD është ai që shpreha unë. Nëse ai qëndron deri në 18 qershor zgjedhjet do të mbahen më vonë. Nuk kam fol me Berisha.
Besoj se ajo deklaratë është më shumë një shprehje sesa një platformë politike”, tha Basha.
Diskutime rreth kësaj post