Lulzim Basha ka konfirmuar pasditen e së mërkurës dështimin e negociatave me kryeministrin Rama dhe paralajmëroi atë dhe maxhorancën se takimi i radhës me popullin do jetë të dielën në Kavajë.
Me tone ultimative, kreu i Partisë Demokratike i tha kryeministrit se kanë mbetur vetëm pak orë për një marrëveshje me bazë qeverinë teknike.
“Kemi ofruar sot në tavolinë gjithçka që PD dhe opozita mund të ofrojë për zgjidhjen. Pala tjetër është tërhequr edhe nga propozimet e javës së kaluar, që vet i loboi dhe ishin shumë më pak se ç’mund të pranohet për të siguruar minimumin e garancive për qytetarët shqiptarë.
Qeveria teknike, për të larguar krimin nga politika dhe për të luftuar drogën, është rruga e ndershme për të kthyer Shqipërinë në rrugën e normalitetit dhe për të siguruar bashkjetesën demokratike.
Kushdo që bashkohet në këtë rrugë është i mirëpritur në një bashkim kombëtar kundër së keqes. Kjo lëvizje ka shpirtin e madh të falë, të mos harrojë, të ecë përpara. por nëse forcës së argumentit dëshiron t’i lësh vendin argumentin e forcës atëherë populli është gati të të mposhtë totalisht.
Të dielën jemi të gjithë banorë të kryeqytetit të lirisë, jemi të gjithë në këmbë për lirinë e Kavajës, për lirinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Bashkë në Kavajë për fitoren”, deklaroi Basha.
Diskutime rreth kësaj post