Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha bën fajtor kryeministrin Edi Rama për mungesën e librave falas për të gjithë nxënësit. Basha thotë se luksi dhe korrupsioni në bandën e hajdutëve në qeveri është arsyeja.
“Luksi dhe korrupsioni i Ramës me bandën e hajdutëve në qeveri është arsyeja e vërtetë pse nuk ka libra falas për të gjithë nxënësit”, shkruan Basha.
“Edi Rama gënjen thotë se s’ka mundësi për të siguruar libra falas për të gjithë nxënësit. Edi Rama ka mundësi por e ka buxhetin për luks.
Librat falas për të gjithë kushtojnë 8 milionë euro. Në 7 muaj, Edi Rama ka blerë 10 milionë euro makina”, thuhet më tej në video.
Video:
Lluksi dhe korrupsioni i Ramës me bandën e hajdutëve në qeveri është arsyeja e vërtetë pse nuk ka libra falas për të gjithë nxënësit. pic.twitter.com/JJoNn1TY5Y
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) September 9, 2018
Diskutime rreth kësaj post